PCR – тест за Covid-19 PCR-test për Covid-19 PCR - test of Covid-19 |
Tel: 02/3298-269 02/3298-667 lokal 186 |
email: covid.cjz@cph.mk |
Карцином на грло на матка Брошура
Карцином на грло на матка Постер
Од денес 08.05.2023 во општина Битола почнува дератизација на шахтите од страна на ДДД Служба, Центар за Јавно Здравје Скопје |
Pjesëmarrje
Vizitat e sotshme: | 803 |
Vizitat (këtë muaj): | 17459 |
Vizitat (këtë vit): | 127482 |
Vizitat (totale): | 1121024 |
Reagime
Të nderuar,
Do të na ndihmoni shumë në qëllimin që të jemi më të mirë dhe më efektiv në punën tonë nëse komentet tuaja, sugjerimet dhe ankesat i shkruani në formularët e mëposhtëm (Ankesë dhe Pyetësorë) dhe ato i dërgoni në E-Mail adresën vijuese: info@cph.mk
Dita Botërore e shëndetit – 7 prill 2014-
Tema për vitin 2014është sëmundja që transmetohet me vektor
Dita Botërore e shëndetit festohet çdo vit me 7 prill për të shënua përvjetorin e themelimit të Organizatës Botërore të shëndetësisë (OBSH) në vitin 1948.
Çdo vit zgjidhet temë qe nxjerr në pah një zonë me përparësi për shëndet publik. Kjo ditë synon mundësi për individët në secilin komunitet për tu angazhuar në aktivitetet që mund të kontribuojnë për shëndet më të mirë.
Tema për vitin 2014 është sëmundja që transmetohet nga vektori. Më shumë se gjysma e popullsisë në botë është në rrezik nga sëmundjet e tilla siç janë malarie,ethet tropikale,ethet e verdha,të cilat transmetojnë mushkonjat, rriqrave dhe tjerë transmetues.
Çdo vit më shumë se një miliard njerëz infektohen dhe më shumë se një milion njerëz vdesin nga sëmundjet që transmetohen na vektori.
Në këtë ditë Botërore të shëndetit 7 prill(OBSH) nxjerr në pah një kërcënim serioz dhe në rritje të sëmundjeve të transmetuara vektoriale me parullë ,, Kafshim i vogël, kërcënim i madh’’. OBSH-thekson se këto sëmundje mund të parandalohen plotësisht. Mirëpo në publikimin e botuar ,,A global brief on vector borne diseases ‘’ thekson hapat që qeveritë,grupet sociale dhe familjaret mund të marrin që ti mbrojnë njerëzit nga infeksionet.
Dr. Margaret Chen, drejtor i përgjithshëm i OBSH-së thotë se,, Agjenda globale shëndetësore që i jep më shumë rëndësi për kontrollin e vektorëve,mundë të shpëtojë jetë dhe të parandalon vuajtje nga këto sëmundje.
Ndërhyrjet e thjeshta si perde për krevat me insekticid dhe spërkatje në hapësirat e mbyllura,kanë shpëtuar miliona jetë. Në shekullin e 21,askush nuk duhet të vdes nga pickimi i mushkonjës apo rriqrave. Sëmundjet e transmetuara nga vektori sulmojnë popullsinë më të varfër,veçanërisht ata ku mungon strehim i përshtatshëm,ujë i pijshëm dhe kushte themelore higjienike. Njerëzit me të ushqyerit e dobët dhe ata me imunitet të dobët janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj këtyre sëmundjeve.
|