trajnim për parandalimin e HIV-it dhe përdorimin e drogës përmes qytetarëve nga rajonet kufitare – prill 2015
Dy përfaqësues , d-r Melek Osmani, mjeke e përgjithshme dhe Bajrush Islamovski, punëtorë social, nga Reparti për mjekësi sociale në Qendrën e shëndetit publik – Shkup ishin të kyçur në trajnim dy ditor për parandalimin e HIV dhe përdorimin e drogës përmes qytetarëve nga rajonet kufitare e mbajtur me 16 dhe 17 prill 2015 në Shkup, e organizuar nga shoqata HOPS Opsion për jetë të shëndetshme, e financuar nga Bashkimi Evropian.
Qendra e shëndetit publik – Shkup ishte e kyçur në këtë trajnim si institucion publik e cila është e prekur nga ky veprim. Pran qendrave të shëndetit publik në këtë veprim janë përfshirë dhe vetëqeverisjen lokale të R. Maqedonisë ( Kumanova, Tetova , Gostivari dhe Shkupi), R. Kosovës ( Prishtina, Prizreni, Kaçaniku, Gjilani), organizatat shoqërore të cilat punojnë me persona nën rrezik të madh, qendrat për punë sociale, fakultete përkatëse, klinikat dhe burgjet.
Trajnimi kishte agjendën e mëposhtme:
Dita e 1, prezantimi i koncepteve themelore për HIV, parandalimi i HIV-it te personat nën rrezikun e madh ( burrat të cilët kanë marrëdhënie me burra, të burgosurit, përdorues të drogës).
Dita e 2, parandalim i HIV-it përmes bashkësive të margjinalizuara , trajtim i HIV-it, mehanizmi institucional dhe jo-institucional për parandalimin e HIV-it në Republikën e Maqedonisë.
Trajnimi është organizuar me qëllim që:
· Të rritet ndërgjegjësimi për parandalimin e HIV-it dhe përdorimin e drogës te bashkësitë nën rrezik të madh nëpërmjet fushatave në media, debateve publike, shkollat verore dhe dimërore për parandalimin e HIB-it dhe drogës.
· Të promovohet partneriteti përmes sektorit qytetar dhe publik me qëllim të vendoset mekanizma të qëndrueshme për parandalimin e HIV-it përmes trajnimin e personelit të spitaleve, qendrat e shëndetit publik, stacionet policore, qendrat për punë sociale dhe shoqatat e qytetarëve:
Të promovohet bashkëpunim ndërkufitar përmes institucioneve lokale dhe organizata nga regjionet kufitare përmes punimit të platformën ueb, koordinime dhe takime ndërkufitare.