4 Причини зошто треба да се вакцинирате

vakcina2

Nga 12.10. viti 2011, në objektet e SHSHP Qendra e Shëndetit Publik kanë filluar me vaksinimin e popullsisë kundër Gripit sezonal. Çmimi i një doze të vetme kushton 400.00 denarë.


 

Vaksinimi është mënyra më e mirë për parandalimin e Gripit dhe komplikimeve..

Vaksinimi u rekomandohet të gjithë atyre që duan të zvogëlojnë, rrezikun e sëmundjes nga Gripi, zhvillimin e komplikimeve, aktivizimin e sëmundjeve kronike ekzistuese, vizitat te mjekët amë, konsumimin e barnave dhe mungesën nga puna.   

4 ARSYET PSE DUHET VAKSINIMI :   

   •    E zvogëlon mundësinë e infektimit nga Gripi, I cili në vetvete e respekton organizmin.
   •    E zvogëlon rrezikun e aktivizimit dhe komplikimet e mundshme të sëmundjeve ekzistuese kronike (astma, diabeti, sëmundjet e zemrës etj).                                                                      •    E zvogëlon rrezikun e trajtimit spitalor për shkak të proçesit të ndezjes së mushkërive të bardha
   •    E zvogëlon mundësinë e transmetimit të sëmundjes te të afërmit në mjedisin tuaj. 

QENDRA E SHENDETIT PUBLIK-SHKUP VEÇANERISHT REKOMANDON VAKSINIMIN TE:  

1.Personat me rrezik të madhë të sëmundjes nga gripi dhe komplikimet e mundshme nga gripi  

   •    Personat me moshë ose mbi 65 vjeç 
   •    Të rriturve dhe fëmijët me sëmundje kronike të mushkërive ose sistemin vaskular, duke përfshirë edhe fëmijët me astmë                                                                                          •   Të rriturve dhe fëmijët që kanë nevojë për trajtim mjekësor të vazhdueshëm ose hospitalizim për shkak të sëmundjeve kronike metabolike (diabeti, mellitus), fibrooza cistike, çrregullimet e veshkave, hemoglobinopati ose imunosupersion (duke përfshir imunosupersionin e shkaktuar nga barnat)  
   •    Personave dhe fëmijët (me moshë mbi 6 muaj ) me imunitet të dobësuar imunitar, duke përfshirë edhe personat HIV pozitiv  
   •    Marrësit e transplantimit dhe të sëmurit nga SIDA (mund të kenë përgjigje të zvogëluar të antitrupave ndaj vaksinës të Gripit) 
   •     Fëmijët, të cilët janë më të mëdhenj se 6 muaj dhe të rritur , të cilët janë nën terapi afatgjate me aspirinë për shkak të rrezikut të dëmtimit akut të mëlçis dhe trurit, pas infektimit të virusit të gripit(Reyov sindrom) 

2. Personat të cilët janë bartës të gripit me rrezik të madhë të rritjes së sëmundjes nga Gripi 

   •    Рrindërit dhe personat e tjerë   të cilët janë në kontakt të afërt me fëmijët në moshën 6 mujore, për shkak se fëmijët nën moshën 6 mujore nuk munden të vaksinohen 
   •    Punëtorët e shëndetësisë,  të cilët kujdesën për  trajtimin dhe kujdesjen e të sëmurve  
   •    Studentët e mjekësisë,  të cilët detyrat e tyre i kryejnë në spitalet, dispezerët dhe të ngjajshme                                                                                                                              •    Banorët  e shtëpive
   •    U rekomandohet edhe personave të cilët janë në kontakt të vazhdueshëm me klientët (të punësuar në vendet për funksionet elementare të komuniteti të Prodhimit dhe distribuimit të barnave, ushqimit, ujit, energjisë elektrike, shërbimet operative të policisë, zjarrfikësit, anëtar të Parlamentit dhe Qeverisë, transportit publik, shërbimet për varrimet, të punësuarit në çerdhe, shkolla, telekomunikacioneve, largimi i mbeturinave etj). 

VAKSINEN NUK MUND TA PRANOJNE :   

   •    Alergjiikët (mbindjeshmëri) ndaj vezëve, proteinave të pulës ose ndonjë komponenti ndihmës të vaksinës  
   •    Te njerëzit të cilët në vaksinimin e kaluar  kundër gripit kanë pasur reagime të forta alergjike   
   •    Fëmijë më të vegjël se 6 muaj   
   •    Gjatë acarimeve akute të sëmundjes kronike                                                                 •    Te pacientat me sindromin Guillian-Barre 
   •    Shtatëzanet

Gjatë kohës së shtatzanis ky produkt mund të shfrytëzohet vetëm me rekomandimin e gjinekologut. Laktacioni nuk është kundërindikacion, por prap është e nevojshme të konsultohet mjeku.

Vaksinimi duhet të shtyhet te personat me temperaturë të lartë trupore deri në shërim të plotë.  

DOZIMI DHE METODA E PERDORIMIT:   

   •     Për të rriturit dhe fëmijët mbi moshën e 36 muajve aplikohet një doze nga 0,5 ml           •     Për imunizimin e fëmijëve nga mosha 6-36 muaj aplikohen dy doza nga 0,25ml në interval nga 2-4 javë. 

Për Informatat shtesë Ju letemi kontaktoni në Repartin për Epidemiologji SHSHP Qendra e Shëndetit Publik. 

Kontakt tel: 3230 058; 3298 667 lok.123 

e-mail: Kjo Adresë e Postës Elektronike është e mbrojtur nga reklamat e pa dëshirueshme.Ju duhet JavaScript e lejuar për ta shikuar atë